Si Të Raportoni Një Krim Të Urrejtjes

Shqip (Albanian)

BURIMET

Klikoni në titullin e seksionit për të kaluar në atë seksion.

Çfarë Duhet Të Bëni Pas Një Sulmi


ÇFARË ËSHTË NJË KRIM I URREJTJES

Çdo krim i kryer me një motiv para - gjykimi dhe anshmërie dhe që zgjedh vikti-mat bazuar në një grup të caktuar - race, kombësie, feje, orientimi seksual, paaftësisë, moshës, dhe gjinisë

A pink heart outline with an 'X' in the center on a white background.

Incidentet e Urrejtjes

  • Thirrja me emra fyes, fyerjet, shfaqja e materialeve të urre-jtjes në pronën tuaj ose vendet publike

  • Nëse fillon të kërcënojë një person ose pronë, bëhet krim i urrejtjes

Krimet e Urrejtjes

  • Krimet e urrejtjes: Çdo veprim ose veprim i mbetur në tentativë që përbën një vepër penale sipas ligjit penal siç janë:

    • ngacmimi

    • që përfshin lëndimin

    • kërcënimet/aktet e dhunës

    • dëmtimi i pronës


Abstract illustration of various colorful human figures with simple shapes, some with eyes, on a light background.

EFEKTET E KRIMEVE TË URREJTJES

  • Humbet Ndjenja e sigurisë

  • Viktima, familja dhe miqtë e viktimave pësojnë humbje personale, financiare, emocionale

  • Ndan lagjet dhe komunitetet

  • Ngre frikën dhe dyshimin

  • E ul çiltërsinë dhe bashkëpunimin

  • Kërcënon drejtpërdrejt parimet e demokracisë dhe barazisë

  • Atakon drejtpërdrejt parimet themeluese të vendit tonë

  • Njerëzit humbin besimin në ligj

  • Shkakton sulme hakmarrëse nga grupet e viktimave

  • Krijon më shumë dhunë dhe konflikt shoqëror/etnik


Outline of a telephone receiver with a speech bubble containing an exclamation mark, all in yellow.

PSE JU DUHET TË RAPORTONI KRIMET E URREJTJES

MOS U SHQETËSONI PËR TË MOS QENURIT NJË QYTE- TAR/SHTETAS. JU KENI TË DREJTA!

  • Mos kini frikë nga deportimi ose arrestimi

  • Mos u turpëro ose ndje i mohuar

Ju nuk jeni vetëm në këtë. Ekziston një komunitet
i tërë që do t’ju mbështesë nëse flisni.

Duke raportuar krimet e urrejtjes, ju mbroni veten dhe të tjerët

  • Mos-raportimi i krimeve të urrejtjes ngre nivelet e dhunës

  • Kur lihen pa u ndëshkuar, sfidohet sundimi i ligjit

  • Kërcënon sigurinë kombëtare drejtpërdrejt

  • Nëse nuk raportohen krimet
    = ska regjistrim
    = ska krime të urrejtjes


Document with a shield icon featuring a plus sign, symbolizing health protection or medical security.

KËSHILLA PËR PARANDALIMIN

Gjithmonë lajmëroni dikë se ku po shkoni

  • Mbaj ID(mjet identifikues)

  • Qëndroni vigjilent me rrethinën tuaj

  • Familjarizohuni me monumentet kryesore(objektet e dukshme):

    • Tregu, stacioni policor, departamenti i zjar rfikësve, stacioni i karburantit, restoranti, udhëkryqet

  • Mbani alarm personal ose bilbil dhe elektrik dore

  • Shmangni zonat e izoluara

  • Shmangni shkurtesat

  • Mos ec vetëm posaçërisht natën

  • Ecni afër trotuarit, duke u përballur me trafikun

  • Zgjidhni rrugë të qarkullueshme, të ndriçuar mirë

  • Dukuni i sigurt dhe me qëllim të qartë në shëtitjen tuaj

Mos shfaqni para, karta krediti ose stoli të çmuara
Kur merrni transport publik:

  • Kontrolloni orarin e autobusëve/trenave

  • Mos prisni vetëm në një ndalesë

  • Di se ku po shkon dhe si të kthehesh

  • Uluni pranë shoferit të autobusit

  • Nëse ngacmoheni, raportoni menjëherë tek shoferi


KUR PËRBALLENI ME NJË SULM

Outline illustration of two people with a star and lightning bolt above them.

Largohuni sa më shpejtë ose merrni daljen tjetër dhe dilni nga situata. Sa më afër njerëzve të tjerë, aq më mirë

Mos u nxit për të marrë pjesë në një argument verbal sepse do të përshkallëzojë situata

Angazhoni kalimtarët e rastit. Tregojuni atyre se çfarë po ndodh dhe kërkoni prej tyre ndihmë

Nxirrni telefonin tuaj dhe filloni të bëni fotografi ose video të autorit të krimit nëse është e sigurt

TELEFONONI në 9-1-1 nëse i dëmtuar fizikisht

Bërtitni ‘NDIHMË’ ose‘ ZJARRI ’ose goditni/fryni alarmin/bilbilin personal

Nëse sulmoheni fizikisht:

Mbroni trupin tuaj dhe mbrohuni me çfarëdo mjeti të nevojshëm

  • Sjelljen

  • Zërin

  • Moshën

  • Tatuazhet

  • Shenjat

  • Stolitë e çmuara

  • Peshën

  • Ngjyrën e lëkurës

  • Qimet e fytyrës (mjekër, mustaqe)

  • Sytë (ngjyrën, syzet?)

  • Stilin/ngjyrën e flokëve (pjesën anësore, të gjatë, të shkurtër)

  • Gjatësinë

  • Veshjen

Shkruani diku atë që mbani mend për personin/njerëzit


Angazhoni kalimtarët e rastit.

Tregoni një nga frazat e mëposhtme për të marrë ndihmë nga dikush.


Line drawing of a hand holding a smartphone with a coiled cord coming from the side.

ÇFARË TË BËNI PAS INCIDENTIT TË URREJTJES

TELEFONONI në 9-1-1 nëse i dëmtuar fizikisht

Colorful, abstract numbers '2024' with each digit filled with a pattern of vibrant colors and shapes on a light background.

Outline of a police siren or alarm light with rays emanating from it.

Detajet e kryerësit:

  1. Gjinia: M ose F

  2. Mosha:

  3. Përkatësia etnike:

  4. Ngjyra e syve:

  5. Stili i flokëve:

  6. Ngjyra e flokëve:

  7. Veshja:

  8. Qimet e fytyrës:

  9. Shenjat:

  10. Tatuazhet:

  11. Stolitë e çmuara:

  12. Pesha:

RAPORTONI MENJËHERË KRIMIN E URREJTJES

Përshkrimi i incidentit:

  1. Data:

  2. Koha:

  3. Lokacioni:

  4. Dëshmitari (emri dhe numri i telefonit#):

  5. Autobusi#:

  6. Linja#:

  7. Udhëkryqi:

  8. Targat e makinës:

  9. Modeli i veturës:

  10. Prodhimi:

  11. Ngjyra:

  12. Viti: Përshkrimi i incidentit:

  13. Emri i oficerit:

  14. Distinktivi i oficerit#:

  15. Rasti#:

NËSE POLICIA NUK E PRANON KALLËZIMIN, SHKONI NË STACIONIN E POLICISË DHE KËRKONI T’A BËNI KËTË, PASTAJ MERRNI NJË KOPJE